Traditë, elegancë dhe mikpritje autentike në zemër të Prizrenit.
Hotel Besfort është hapur së fundmi në zemër të qytetit historik të Prizrenit, duke ofruar një kombinim unik të rehatisë moderne dhe mikpritjes tradicionale. Vendndodhja ideale e hotelit e bën atë zgjedhjen perfekte si për turistët ashtu edhe për ata që kërkojnë qetësi dhe relaks.
Të gjitha dhomat janë të dizajnuara me kujdes dhe janë të pajisura me minibar, ajër të kondicionuar, WiFi falas me shpejtësi të lartë dhe ballkone private me pamje të mrekullueshme. Çdo detaj është menduar për komoditetin maksimal të mysafirëve tanë.
Hotel Besfort ndodhet vetëm disa minuta larg Kalaja e Prizrenit, Ura e Gurit dhe Çarshia e Vjetër e Prizrenit, duke ju mundësuar të eksploroni lehtësisht bukuritë historike dhe kulturore të qytetit.Ju mirëpresim në hotelin tonë të sapohapur për një qëndrim të paharrueshëm dhe një eksperiencë unike.
Në zemër të Prizrenit, pranë kalasë, urës së gurit dhe çarshisë së vjetër. Gjithçka është në distancë të shkurtër në këmbë.
Stafi ynë i përkushtuar është gjithmonë i gatshëm të plotësojë çdo kërkesë për një qëndrim të përsosur.
Çdo dhomë është menduar për komoditet maksimal, duke përfshirë edhe shtëpiake të rehatshme për një ndjesi më të ngrohtë dhe elegante.